Transmetuar më 25-01-2020, 08:37

Policia Rrugore ka kryer mbrëmjen e kaluar kontrolle në rrugën interurbane kryesore Tiranë -Elbasan, në unazën e madhe ku mes të tjerash ka gjobitur drejtues mjetesh, mes tyre dhe një person, që “fluturonte” në rrugë me shpejtësi skëterrë 171 km/h. Blutë bëjnë me dije se vetëm përgjatë janarit, janë pezulluar 900 leje drejtimi, ndërkohë që bën thirrje që të tregohet kujdes me shpejtësinë.

“Policia Rrugore kontrolle të shtuara, me matës shpejtësie dhe alkool test, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës. 171 km/h në rrugën interurbane kryesore Tiranë -Elbasan, në unazën e madhe, matur me Radar ne një largësi prej 734 m. Shpejtësi e mjaftueshme për tu✈ dhe sigurisht e mjaftueshme edhe për 🚑”, thuhet në njoftimin e policisë.

Edhe pse prej fillimit të muajit janar rrugët interurbane dhe urbane kryesore të vendit, të konsideruara me rriskë të lartë për shkak të aksidenteve rrugore dhe pasojave të ardhura prej tyre, kryesisht shpejtësia mbi normat e lejuara, vijojnë të jenë të monitoruara me radar dhe janë jo pak, por vetëm për 24 ditët e para të këtij viti, numërohen më shumë se 900 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që rrugën e përdorin dhe e konsiderojnë si pistë për të “fluturuar” dhe jo për të qarkulluar me automjet.

Prej orës 20:00 e deri në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm, u pezulluan 9 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara që varionin nga 130 deri në 171 km/h.

Gjithashtu nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë ekstreme për kushtet e rrugës, 2 prej tyre ishin debitor me mbi 7 masa administrative te pashlyera si dhe një tjetër automjet rezultoi i pasiguruar dhe certifikuar teknikisht.

Policia Rrugore e Tiranës po vijon kontrollet me Radar e Drager në të gjitha rrugët e Tiranës. “Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin, pasi do jeni të ekspozuar ndaj rrezikut për tu përfshirë në aksident rrugor. #ZbatoRregullatUdhetoiSigurte👮🏻♀”, thuhet në njoftimin e policisë./b.l/noa.al/