Transmetuar më 25-01-2020, 01:22

Gjykata e Sarandës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 41 vjeçaren Elisabeta Mita, e cila u filmua duke dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht vajzën e saj të mitur.

Pamjet u publikuan në emisionin ‘Fiks Fare” duke shkaktuar një reagim të madh të opionit publik.

Gruaja ishte denoncuar për dhunë edhe nga bashkëjetuesi i saj gjithashtu.

Trupi gjykues përbëhej nga gjyqtare Enkeleda Doda dhe prokuror Elidon Hysenaj, ndërsa është mbrojtur nga avokat Gjergji Imeraj.

Seanca e masës së sigurisë është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa nuk ka qenë askush nga të afërm të të pandehurës në mjediset jashte gjykatës.