Transmetuar më 25-01-2020, 00:18

Pasi u dorëzua, autori i dyshuar i vrasjes së 28 vjecarit Vilson Tafçiu, ka shpjeguar edhe arsyet e krimit.

Sipas tij viktima e kishte ofenduar. Të dy ata kanë qenë shokë, por për arsyen e prishjes së marrëdhënies, autori nuk ka dhënë shpjegime para policisë.

Në rrëfimin para grupit hetimor mësohet se Disha ka shprehur pendesë për krimin të cilin tha se e ka bërë pasi ishte ofenduar nga shoku i tij.

Me Vilsonin ishim shokë prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Të hënën shkova tek lokali “…” (jep emrin e lokalit)  për ta takuar. Nuk doja ta vrisja. Kur e takova ai më shau nga nëna. U ndjeva shumë i ofendur për shkak të marrëdhënies që kishim pasur. Unë e kam marrë në shtëpi nuk duhet ta thoshte këtë gjë. U nervozova dhe e qëllova."

Disha ka treguar se gjithmonë lëvizte me armë me vete dhe  mbrëmjen e 20 janarit ka pasur me vete një të tillë.

Pas krimit Noeli ka treguar se ishte larguar dhe kishte qëndruar në një hotel në Kavajë.

Një dëshmi e ngjashme erdhi sërish sot kur Tedi Qirjaku, një shqiptaro-francez 27 vjeçar i cili akuzohet se vrau një francez. I dyshuari tha se ngjarja ndodhi për shkak se viktima e ofendoi.