Transmetuar më 25-01-2020, 00:07

Tërmeti me magnitudë 6.8 ballë që goditi sot Turqinë, veç dëmeve materiale, sipas të dhënave zyrtare la pas të paktën 15 të vdekur, e me qindra të plagosur.

Tërmeti pati si epiqendër zonën e Elazig, në Turqinë Lindore, dhe është pasur për një orë nga disa pas-lëkundje të forta.

Por në dy orët e fundit, ka pasur me dhjetëra tërmet, nën 4.5 ballë, që konsiderohen normale dhe pa pasoja. Megjithatë, mediat turke raportojnë se paniku është i madh në radhët e qytetarëve.

Me dhjetëra ndërtesa raportohen të rrënuara, ndërsa njerëzit në panik dolën jashtë.

Lëkundje janë ndjerë edhe në vendet fqinje, Siri, Liban dhe Iran.

Tërmetet janë të shpeshta në Turqi. Rreth 17,000 njerëz vdiqën në Izmir, në vitin 199 nga një tërmet i fortë.