Transmetuar më 24-01-2020, 23:52

Ekstradohet shqiptari/ I vodhi varësen shokut, më pas e goditi me sende të forta

Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese hungareze kryejnë ekstradimin e një 42 vjeçari, i cili është dënuar për vjedhje në vitin 2015.

Ai akuzohet se, pas një konflikti me shokun e tij në zonën e Kinostudios në Tiranë, i ka vjedhur varësen nga qafa duke e lënë të plagosur me mjete të forta.

I ekstraduari prej 3 vitesh jetonte në Berlin.

Por kur ka tentuar të kthehej në Shqipëri është arrestuar nga autoritetet hungareze.

42-vjeçari është ekstraduar ditën e sotme drejt vendit tonë.