Transmetuar më 24-01-2020, 23:11

Pas tërmetit me magnitudë 6.8 në Turqi, ka reaguar edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Në solidaritet me popullin turk që po përjeton  momente të vështira për shkak të tërmetit shkatërrues, përmes një postimi në “Facebook”, Xhaçka u lut që numri i viktimave të jetë sa më i pakët. Zyrtarisht deri tani raportohet për 14 viktima.

“Me mendje e me zemër pranë popullit turk në këto momente tragjedie. Ndajmë me miqtë tanë dhimbjen e çdo shqiptari që nuk mund të harrojë solidaritetin e ndihmën e pakursyer që populli turk na dha në të njëjtën situatë tragjedie”.

“Lutem për sa më pak viktima e të lënduar, nga kjo ngjarje e tmerrshme”, ka qenë mesazhi i ministes Xhaçka.

Më herët reagoi edhe ministri në detyrë, Gent Cakaj.

Shqipëria u shpreh e gatshme t’i rikthejë reston Turqisë, pas gadishmërisë dhe ndihmës që  ajo dha pak muaj më parë pas pasojave që la tërmeti me madhësi 6.4 në disa zonë të vendit tonë./NOA.al