Transmetuar më 24-01-2020, 21:38

Sot janë konfirmuar zyrtarisht dy raste të virusit vdekjeprurës kinez në Europë dhe nuk janë shumë larg me Shqipërinë.

Koronavirusi ka mbërritur në Francë dhe rastet janë konfirmuar nga Ministrja e Shëndetësisë, Agnes Buzyn. Ajo tha se të dy të sëmurët që u shfaqën me simptomat, "marramendje e vështirësi në frymëmarrje", kishin udhëtuar nga Kina.

Ajo tha se pret më shumë raste. "Ne kemi vetëm dy tani, por mund të shtohen", tha ajo.

Ministrja tha se beson që arsyeja përse Franca është vendi i parë evropian që ka konfirmuar raste të koronavirusit është se ka zhvilluar një test që lejon mjekët të diagnostikojnë me shpejtësi të sëmurët.

Një prej personave të sëmurë, një burrë 48-vjeçar, kaloi nga Ëuhan, epiqendrën e virusit në Kinë dhe udhëtoi për në Francë të mërkurën. Ai person është shtruar në spital në qytetin jugperëndimor të Bordo.

Personi tjetër është shtruar në një spital në Paris. Mjaftojnë vetëm 4 orë 30 minuta rrugë me avion për të mbërritur nga aeroporti i Parisit në aeroportin e Rinasit ose anasjelltas./a.m/noa.al