Transmetuar më 24-01-2020, 21:05

Xhon Viafara, lojtar që ka luajtur plot 34 ndeshje me përfaqësuesen e Kolumbisë, një Kupë Libertadores të fituar me skuadrën e Once Kaldës si dhe aventurë në Europë me fanellën e Real Sociedadit dhe Portsmuth, i dha lamtumirë futbollit të luajtur pesë vite më parë.

Por pas karrierës si futbollist, Vaifara gjeti një “punë” tjetër!

Ai u bë pjesë e kartelit të “Gjirit” dhe u arrestua në mars nga policia e Kalit.

Ish-futbollisti u arrestua dhe u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte i kërkuar për trafikimin e dy mijë kilogramëve kokainë.

Kolumbia konsiderohet ndër vendet me trafikun më të lartë të kokainës në botë./NOA.al