Transmetuar më 24-01-2020, 20:53

Pasditen e sotme, Turqia u trondit nga një tërmet i fuqishëm me mangitudë 6.8 të shkallës Rihter, me epiqendër në Elazig.

Fillimisht u tha se thellësia ishte 2 km, por të dhënat e fundit thonë se ishte 6.7 kilometër.

Informacionet paraprake kanë bërë me dije se deri tani kanë ndërruar jetë 4 persona dhe kanë mbetur të plagosur dy të tjerë.

Ndërkohë janë shkatërruar 5 banesa dhe ekipet e emergjencës kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit.

Nga pamjet e para të publikuara online, vihet re se tërmeti ishte shumë i fuqishëm.

Lëkundjet më të mëdha u ndjenë në pjesën lindore të vendit, por edhe në qytetet përreth. Gjatë ditëve të fundit, Turqia është lëkundur shpesh nga tërmetet, por ky ishte më i forti.

Sizmiologët thonë se e prisnin një të tillë pasi tërmeti më i fortë në Turqi ishte në vitin 1999./a.m/noa.al