Transmetuar më 24-01-2020, 19:28

Një tërmet i fuqishëm me mangitudë 6.8 të shkallës Rihter ka tronditur Turqinë.

Lëkundjet janë ndjerë në pjesën lindore të vendit rreth orës 19:00, me epiqendër në Elazig por u ndje në shumë qytete.

Thellësia e tërmetit ishte 2 kilometër. Gjatë ditëve të fundit, Turqia është lëkundur shpesh nga tërmetet, por ky ishte më i forti.

Rreth 10 minuta më vonë, ra një tjetër tërmet me mangitudë 4.6 të shkallës Rihter.

Informacionet paraprake raportojnë se deri më tani, nuk ka njerëz të lënduar apo dëme materiale, por lëkundja ka qenë e fortë dhe ka shkaktuar panik të madh te qytetarët. Ndërkohë, ekipet e emergjencës kanë mbërritur në terren për të qenë pranë njerëzve.

Ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar tha në një prononcim: "Mund të ketë disa humbje në një fshat. Miqtë tanë janë duke punuar. Ne u kemi dhënë trupave tanë vigjilencën e nevojshme. Të gjithë po ndjekin ngjarjet nga afër. Sivrice nuk ka humbje në qendër. Lajmet deri tani janë të mira. Shpresoj të marrim lajme të mira në të ardhmen."

Para dy ditësh, Turqia u lëkund nga një tërmet me magnitudë 5.6, pranë një zone të njohur sizmike, që disa vite më parë shkaktoi edhe një tragjedi.

Pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit kanë muaj që lëkunden nga tërmetet, ku më tragjiku ishte ai i 26 nëntorit 2019, në vendin tonë që mori jetën e 51 personave dhe la qindra të tjerë të plagosur./a.m/noa.al