Transmetuar më 24-01-2020, 19:19

Para dy ditësh, Prizreni u trondit nga një ngjarje e rëndë ku u vra një çift që ishin kthyer në vendlindje për disa ditë pushime.

Durim e Suada Hadri u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre, njëri prej të cilëve kishte marrë plumb në ballë, ndërsa tjetri pas kokës.

Ende nuk dihet si ndodhi ngjarja tragjike, ku u gjetën vetëm dy viktimat dhe një armë me disa gëzhoja plumbash. Çifti jetonte në Suedi dhe policia ka nisur kërkimet për djalin e tyre.

Ai u largua nga Kosova në ditën kur dyshohet se humbën jetën prindërit. Është identifikuar si  Adriatik Hadri 35 vjeç, i cili thuhet se u largua nga Kosova për në Maqedoni e më pas në Greqi më 20 janar, në ditën kur besohet se ndodhi krimi.

Familjarët thonë se nuk kanë arritur ta kontaktojnë dhe as nuk e gjejnë dot në rrjete sociale.

Të dhënat e vetme për të ekzistojnë në një faqe suedeze, të njohur si merinfo.se.

Aty rezulton se Adriatik Hadri ka lindur më 23 janar të 1984 dhe jeton në Stokholm. Ai ka banuar me qira në një lagje të quajtur Vastermalm.

Ai po cilësohet si "fantazmë" në internet dhe vijon të kërkohet si i dyshuar për vrasjen e çiftit nga Prizreni./noa.al