Transmetuar më 24-01-2020, 19:04

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për posedim të drogës.

Mëngjesin e djeshëm, kur oficerët bënë një kontroll në shtëpinë e tij dhe gjetën 18 gram kokainë.

Ai i kishte futur brenda disa qesesh dhe i kishte fshehur nën dyshek në dhomën e gjumit.

Përvec drogës, policia sekuestroi një peshore që e kishte fshehur pas një hekuri dhe 615 euro para cash.

Gjatë shërbimit të antidrogës, Karabinierët e Bolonjës kryen një kontroll para një shkolle të mesme në qendër, ku arritën të sekuestronin edhe 16 gramë marijuanë që e posedonte një student./a.m/noa.al