Transmetuar më 24-01-2020, 18:54

Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e 5-të Botëror për Holokaustin, Presidenti Ilir Meta zhvilloi edhe një takim në Jeruzalem me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare, që jeton dhe punon prej dekadash në Izrael.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Meta e cilësoi si takim të ngrohtë, si dhe kishte një falenderim për ta.

"Shumë i lumtur nga takimi i ngrohtë dhe i përzemërt në Jeruzalem me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare, që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në Izrael. I falenderova për kontributin e tyre të shkëlqyer për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë", shkroi Meta në Facebook.

Presidenti e vlerësoi si një hap të rëndësishëm edhe përkushtimin maksimal të bashkësisë izraelito-shqiptare për ngritjen në Vlorë të Muzeut të Historisë Hebraike.