Transmetuar më 24-01-2020, 18:49

Gjashtë persona të një familje janë vrarë dhe dy janë plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri në një hotel gjerman.

Sulmuesi hapi zjarr në mesditë në një hotel në qytetin e Rot am See, në perëndim të Norimberga.

Autori i dyshuar, 26 vjeç, është arrestuar dhe thuhet se ka patur një mosmarrëveshje me familjen.

Pasi vrau tre burrat të moshës 35, 65 dhe 69 vjeç, si dhe tre gratë e moshës 36, 56 dhe 62 vjeç, ai telefonoi policinë për ti njoftuar rreth ngjarjes së rëndë.

Ai kërcënoi gjithashtu dy fëmijët e mitur të moshës 12 dhe 14 vjeç.

Policia u përpoq ta mbante në telefon ndërsa policët e armatosur arritën vendin e ngjarjes dhe e arrestuan.

Sulmuesi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ishte anëtar i një klubi me armë dhe kishte licencë për të mbajtur një armë zjarri./a.m/noa.al