Transmetuar më 24-01-2020, 18:34

"Amor" titullohet kënga më e re e Encës, e cila vjen në bashkëpunim me një artist të ri dhe producentin Mixey.

Kënga është tepër ritmike dhe pritet që të pushtojë shumë shpejt të gjitha klubet e natës.

Në tekstin muzikor, Enca thotë se pas "ndarjes" ndihet e lirë dhe gati për të kërcyer në festë, ku nuk preferon as të hapë telefonin.

Ndërsa teksti i artistit Zaza tregon se i kërkon falje vajzës dhe i kërkon ta dojë. Në klipin muzikor plot me femra, nuk mungojnë as skenat provokuese të Encës pranë meshkujve, gati duke shkëmbyer puthje.

Projekti ka marrë menjëherë pëlqimin e publikut pasi në vetëm pak minuta numëron mbi 3 mijë klikime në Youtube.

Enca ka premtuar se këtë vit do të ketë shumë hite për fansat e saj, të cilat do të dalin në treg shumë shpejt./a.m/noa.al