Transmetuar më 24-01-2020, 18:01

Moderatorja Kiara Tito festoi 24-vjetorin e lindjes para disa ditësh dhe realizoi një festë me miq e të afërm.

Në rrjete sociale, ajo ka postuar momente nga festa gjigante, pa lënë pas edhe incidentet që kanë shkaktuar të qeshura.

Në InstaStory, Kiara publikoi një video ku shfaqej duke kërcyer, ndërsa në një moment pengohet me takat e saj dhe rrëzohet përtokë.

Një person iu afrua ta ndihmonte, ndërkohë që mikeshat po hidhnin valle dhe filluan të qeshin me të madhe.

“Hajde moj gushë bardha si bora, xhane xhan vetulla holla”, shkruan Kiara me humor krahas videos.

Së fundmi, Kiara është shkëputur nga televizioni, por ka hapur një kanal në Youtube ku publikon shpesh video nga jeta e saj private./a.m/noa.al