Transmetuar më 24-01-2020, 17:38
Foto ilustruese

Pasditen e sotme ndodhi një aksident tragjik në aksin Librazhd-Qafë Thanë, pranë Pishkashit.

Një person, i identifikuar si Ardian Vreto, 45 vjeç, i cili ishte drejtues i mjetit "Ford" humbi jetën.

Ai u shpall i vdekur sapo mbërriti në spitalin e Librazhdit. Aksidenti u shkaktua pas përplasjes me një mjet tip "Benz", ku mbetën të plagosur tre persona të tjerë.

Burime për BW thonë se Vreto ishte ish-punonjës policie në Librazhd, njëkohësisht vëllai i kreut të degës së PD në Librazhd.

Ende nuk dihet cili është motivi që shkaktoi aksidentin tragjik, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave./noa.al