Transmetuar më 24-01-2020, 17:30

"Zemrën maje" titullohet kënga e re e reperit Stresi, i cili thuhet se është dedikim për ish-partneren e tij Kejsi.

Fillimi i tekstit, i punuar nga vetë reperi tregon se ai nuk ka më dashuri për të.

"U bë një kohë që nuk jemi parë, shihemi në rrugë, tani mos më kërko falje. Dashurinë time nuk e ke më, por zemrën mbaje, mbaje", thotë Stresi.

Nuk dihet nëse kjo këngë i dedikohet drejtpërdrejt Kejsit, e cila nuk ka hezituar që ta shpërndajë në Instagram duke i uruar suksese.

Ndërkohë reperi i ka shpërndarë në profilin e tij të gjitha urimet që i kanë bërë fansat e kolegëve, por nuk ka reaguar për Kejsin./a.m/noa.al/