Transmetuar më 24-01-2020, 15:30

Usain Bolt, kampioni i botës në atletikë, shumë shpejtë do të bëhet baba. Lajmin e bukur e dha 33-vjeçari i cili njihet si njeriu më i shpejtë në botë, me tetë medalje olimpike.

Nëna e ardhshme është modelja Kasi Bennett, edhe ajo me origjinë nga Xhamajka, katër vite më e re.

Çifti kanë publikuar që të dy fotografitë e Kasi të veshur me një fustan të gjatë, ndërkohë që nëna e re shihet me një fustan të gjatë të kuq dhe me barkun e rrumbullakosur.

“Dua t’iu them se shumë shpejtë do të vijë në jetë një mbret ose mbretëreshë. Fëmija ynë i artë. Gëzimi ynë më i madh, bekimi ynë më i madh”, shkroi Bolt.

Usain dhe Kasi u lidhën baskë në vitin 2014 dhe pavarësisht ulje-ngritjeve dhe tradhtive nga ana e atletit, vijuan të jenë bashkë. /a.y/noa.al