Transmetuar më 24-01-2020, 15:19

Gjykata ka vendosur dënimin me 5.4 vite burg për biznesmenin Pëllumb Petritaj. Ai akuzohet për abuzimet me pronat në qytetin e Vlorës.

Ndonëse Prokuroria kishte kërkuar 8 vite burg, përfitoi gjykim të shkurtuar.

Petritaj akuzohet për veprat penale falsifikim dokumentash dhe pastrim parash.

Dënimi me 5.4 vite burgim për Pëllumb Petritaj është i dyti, pasi në muajin prill të viti 2018, ai u dënua sërish nga gjykata e Vlorës me 3 vite burgim për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve” me qëllim tjetërsimin e një sipërfaqe toke në zonën e Zvërnecit.

Ndërsa më 12 nëntor 2019, Petritaj u arrestua nga policia e Vlorës, pasi kishte tre muaj që shtynte procesin gjyqësor, dhe gjatë kohës në liri kishte shfaqur sjellje, për ndryshimin e provave materiale.

Atëherë u lirua nga burgu, pas një vendimi të dhënë nga gjykata e Apelit Vlorë.

Vendimi për lirimin e Petritaj u mor më 27 nëntor 2019 nga treshja e gjyqtarëve Hysen Saliko, Margarita Buhali dhe Skënder Damini./noa.al