Transmetuar më 24-01-2020, 14:51

Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla reagoi sot në një prononcim për mediat lidhur me videon e publikuar për kreun e Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla.

Balla tha se PS nuk është bërë dhe s’ka për t’u bërë mburojë për askënd, por do të pritet vendimi i drejtësisë, ndërsa paralajmëroi dënim maksimal, nëse vërtetohet se z.Alla është duke konsumuar kokainë në video.

"Prej dhjetorit 2019 kur ka filluar puna SPAK, subjekti i së cilës janë nga presidenti tek të zgjedhurit vendorë, duhet të pranojë një standard ndryshe nga ai që ka qenë. Unë dua ta përshëndes SPAK për fillimin e një hetimi të plotë. PS nuk do të marrë kurrë në mbrojtje askënd.

Unë nuk di pistat ku po heton prokuroria. Sapo prokuroria të ketë ngritur akuza reagimi im do të jetë i ashpër. Bashkohem me qytetarët e Bulqizës për të ndjerë neveri nëse vërtetohet ashtu si ndjejmë neveri për partitë që po e përdorin. Unë nuk i kthej asnjë përgjigje Partisë Demokratike", u shpreh Balla.

Më tej ai theksoi se PD ka akuzuar kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës dhe prej 6 muajsh nuk është vërtetuar asnjë akuzë. "Ju thatë 5, mund të ketë edhe 55, por tani kemi organet e drejtësisë për t’i shkuar deri në fund. Rast i djeshëm është një rast për të vërtetuar se çështjeve nuk mbyllen me një akuzë politike. Ajo që duam ne është se nëse vërtetohen akuzat është që dënimi të jetë i ashpër", tha Balla./b.l/noa.al/

Pamjet në lokal duke thithur kokainë, PD nxjerr emrin e kryebashkakut socialist Pamjet duke pirë kokainë, SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës Pamjet duke pirë kokainë, SPAK i kërkon kryebashkiakut të Bulqizës të bëjë testin e drogës Pas akuzave se konsumon kokainë, reagon Alla: E ka në dorë drejtësia!