Transmetuar më 24-01-2020, 14:00

Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri, pati një takim ditën e sotme me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

Duke nxjerrë detaje nga takimi, ai thotë se tashmë ka filluar një punë intensive për të shndërruar vlerësimin teknik të Komisionit në vullnet politik të Këshillit për të nisur procesin e anëtarësimit në BE.

“Sot në pritje të Presidentit të Këshillit Evropian për vizitën e tij të punës në Tiranë, z.Charles Michel! Raporti i ri i Komisionit për progresin e Shqipërisë dhe miratimi i metodologjisë së re të negociimit pritet t’i hapin rrugën çeljes së bisedimeve për anëtarësim në BE gjatë këtij viti.

Krahas bashkëpunimit në fushën e integrimit, mirënjohje e veçantë mbështetjes për nismën e Komisionit për të organizuar konferencën e donatorëve në Bruksel për të ndihmuar rindërtimin pas tërmetit”, shprehet Cakaj. /a.y/noa.al