Transmetuar më 24-01-2020, 13:46

Policia e Shtetit merr në ruajtje Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mbrojtja për Gjykatën e Posaçme do të nisë duke filluar nga dita e parë e shkurtit.

“Më datën 1 shkurt 2020, siguria e godinës ku zhvillon aktivitetin gjykata do të merret nën përgjegjësi nga policia e shtetit, të cilës i është kërkuar

nga ana jonë garantimi i sigurisë së pranisë së medias në mjediset e gjykatës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Më tej shtohet se ky detyrim do të sanksionohet në një urdhër të përbashkët të drejtuesve të institucioneve të posaçme dhe atyre të Policisë së Shtetit. /a.y/noa.al