Transmetuar më 24-01-2020, 13:24

Euforia e madhe i kushtoi rëndë një gruaje, e cila pasi bleu një biletë ‘Gërvisht dhe fito’, zbuloi se kishte fituar 112 mijë dollarë.

Fituesja fatlume, identiteti i të cilës nuk u bë me dije, arriti që ti dorëzonte biletën fituese djalit, ndërsa më pas doli që të ecte për të shfryrë adrenalinën.

Në fund gruaja u gjet duke ecur në rrugë natën, disa kilomentra larg shtëpisë, në gjendje të theksuar shoku dhe konfuzioni.

Gruaja e cila e cila jeton në Columbia, SHBA, zbuloi fitoren e majmë, pasi kishte blerë biletën fare pranë shtëpisë.

Kur e gjetën gruaja deklaroi se, “Isha në shok, nuk e besoja fitoren. Nuk më zinte gjumi, ndaj dola për shëtitje”. /a.y/noa.al