Transmetuar më 24-01-2020, 12:00

Provon ilaçet e babait të shokut dhe gjen vdekjen. 17-vjeçari Louis Ciampoli-Messiou, u filmua duke marrë morfinë, por pak çaste më vonë gjeti vdekjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 26 dhjetor 2018, teksa i riu merrtë pjesë në një pizhama party, në shtëpinë e një miku të tij në Bampton, të Oxfordshire, Angli, kur u ndje keq dhe gjeti vdekjen.

Bashkë me shokun e tij i riu përzjeu një miks drogash për lojë, mes tyre morfinë dhe kanabis, por nisi që të ndihej keq.

Kur mbërriti ambulanca, 17-vjeçari kishte përfunduar në koma. Mjekët bënë të pamundurën për ta shpëtuar, por i riu pësoi një krizë të fortë në frymëmarrje, gjë që rezultoi fatale për të.

Në celularin e tij në vijim të hetimeve u gjetën prova se përdorte lëndë narkotike prej kohësh, majde ishte filmuar edhe momenti i kur merrte përzjerjen e drogës. /a.y/noa.al