Transmetuar më 24-01-2020, 11:38

Kryeministri Edi Rama thotë se ndërtimi i banesave të reja, pas shembjeve të pësuara nga tërmeti i 26 nëntorit, mund të bëhen me një teknologji të re anti-sizmike.

Teksa i ka dorëzuar çelësat familjes së Halil Sulës në një banesë të re në Kashar, ai tha se mëngjesin e sotëm ka nisur puna me një grup ekspertësh të huaj për rindërtimin për të parë disa module të reja ndërtimesh dhe më pas do të vijmë në bashki.

“Po shohim këto teknologjitë e reja që janë anti-sizmike dhe moderne që ka disa teknologji fantastike që janë me një mundësi për të ndërtuar më shpejt dhe mënyrë ekologjike. Besoj se do të bëjmë një punë shumë të mirë. Tërmeti ka mbaruar, për pjesën më të madhe ka filluar jeta normale”, u shpreh Rama.

Ai deklaroi se të gjitha do të kthehen në shtëpo më të mira dhe se janë marrë të gjitha masat. /a.y/noa.al