Transmetuar më 24-01-2020, 11:21
Foto ilustruese

Një person në Tiranë është kapur nga policia e Tiranës, duke tentuar që të vjedhë një makinë.

Nga efektivët e komisariatit Nr. 3, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë D. H., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, në tentativë për të vjedhur në mjetin e shtetasit A. L., në rrugën “Nikolla Jorga”, Tiranë.

Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Tiranës.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë”. /a.y/noa.al