Transmetuar më 24-01-2020, 11:08

Pas hetimeve të nisura ndaj kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, lidhur me videon e publikuar në media, ku pretendohet se shihej në lokal duke pirë kokainë, Prokuroria e Posaçme, e njohur si SPAK, hedh një hap tjetër.

Ndërsa është kërkuar ekspertiza e videos, e cila pritet të kryhet në ministrinë e Brendshme, për të zbuluar nëse personi në fjalë është Alla ose jo, kërkohet edhe testi i drogës.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i ka kërkuar Allës, që ti nënshtrohet testit të drogës.

Në këtë mënyrë i është kërkuar që të japë kampion gjaku dhe urie, duke u paraqitur në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të zbuluar nëse është përdorues droge.

Nga ana e tij Alla e ka cilësuar gjithçka si video-montazh dhe ka thënë se ekzistenca e saj i është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë ka besuar se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë. /a.y/noa.al

Video duke konsumuar kokainë, zbardhet dëshmia e Lefter Allës në Prokurori

Pas akuzave se konsumon kokainë, reagon Alla: E ka në dorë drejtësia!

Kryebashkiaku i Bulqizës: Video-montazhin me kokainë e dija prej një viti, padi për Salianjin