Transmetuar më 24-01-2020, 10:52

Abuzon seksualisht me dy fëmijë të vegjël dhe si të mos mjaftonte kaq, i ndan videot e tyre në rrjetet sociale.

18-vjeçarja Lakien D. Perry, nga Sulphur, në Louisiana, SHBA, u arrestua më 18 janar, e akuzuar për pedofili, pasi abuzoi seksualisht me një vajzë 3 vjeçe dhe me një djalë 5 vjeç.

Alarmi lidhur me abuzimet u dha nga Louisiana State Police dhe National Center for Missing & Exploited Children, shoqatë që merret me fëmijët e zhdukur dhe të shfrytëzuar.

Kjo pas sinjalizimit të një profili të dyshimtë në Instagram, ku përhapej material me pamje të abuzimit seksual me fëmijëve.

Agjentët e policisë zbuluan se pamjet në fjalë janë kryer në muajin dhjetor dhe identifikuan të dyshuarën.

Megjithatë nuk bëhet me dije se si adoleshentja, arriti të abuzonte me të miturit, ndërkohë që është vënë në prangat e poliocisë dhe pritet të përballet me procesin gjyqësor. /a.y/noa.al