Transmetuar më 24-01-2020, 10:34
Arben Kraja

Dalin emrat e pësë kandidatëve në garë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare.

Kreu i Prokurorisë se Posaçme Anti-korrupsion, Arben Kraja publikoi emrat e pesë kandidatëve të deritanishëm: Ibrahim Disha, Artan Shkëmbi, Gjovalin Ulndreaj, Adriatik Ago dhe Sabri Hoxha, të cilët kanë aplikuar deri ditën e sotme.

“Doja të ritheksoja edhe një herë që aplikimi për pozicionin e lirë të punës për drejtorin e BKH-së është një mundësi e shkëlqyer për t’u përzgjedhur për të drejtuar një grup të madh hetuesish të BKH-së, të cilët do të mbështesin Prokurorët e Posaçëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. SPAK kërkon një kandidat ose kandidate që demonstron lidership, integritet dhe profesionalizëm. Në qoftë se ju mendoni që i plotësoni kërkesat e këtij pozicioni sfidues dhe kriteret në lidhje me përvojën në punë, arsimin dhe keni një figurë të pastër, aplikoni para datës 30 janar 2020”, tha Kraja.

Ai ftoi që të shihet i tek njoftimi për këtë pozicion të lirë pune në ëebsite-in e BKH-së dhe të ndiqen udhëzimet.

“Ju sigurojmë që procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent. Ne duam të përzgjedhim kandidatin më të mirë”, tha ai në mbyllje. /a.y/noa.al