Transmetuar më 24-01-2020, 10:13

Dy javë kohë! Kaq është afati i lënë nga Shoqata e Transportit Ndërqytetas për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Bashkinë e Tiranës, që të plotësojnë kërkesat e tyre.

Në të kundërt paralajmërojnë bllokimin e terminalit të ri të autobusëve për linjat e Jugut dhe Veriut, te Kthesa e Kamzës.

Kujtim Meta, në cilësinë e kryetarit të shoqatës, kërkojmë hapjen e rrugës që makinat të dalin shkurt në autostradë.

“Dakord që bashkia na solli një terminal më të mirë, por transporti i paligjshëm vijon akoma në Tiranë, vjen deri këtu për të marrë pasagjerët, para policisë dhe askush nuk e ndëshkon. Policia bashkiake dhe tjera e shikonin dhe nuk bën asgjë. Transporti i paligjshëm vijon, ka me vite, pavarësisht kërkesave dhe letrave që kemi dërguar. Kërkuam një rregull vendosje për arsye të konflikteve në terminal. Konflikti është për arsye se Fieri i merr Vlorës, Vlora Fierit dhe kështu me radhë, ne kërkojmë që linjat të jenë sipas radhës dhe destinacionit dhe patrullat e bashkisë të vendosin rregull”, tha ai.

Më tej ngriti si shqetësim faktin se qytetarët nuk kanë urban të vijnë që në orën 05:00 dhe kjo bën që furgonët që bëjnë rrugë në mënyrë të paligjshme, ti mbledhin në vendet ku ata dalin.

Meta kërkoi heqjen e të gjitha linjave të dubluara. /a.y/noa.al