Transmetuar më 24-01-2020, 09:59

Krimi i 20 janarit në Tiranë, ku 27-vjeçari Vilson Tafçiu u ekzekutua me armë zjarri në zonën e “Astirit”, tronditi kryeqytetin, dhe ca më tepër kur si i dyshuar për krimin u arrestua shoku i tij.

29-vjeçari Noel Dishi, i cili u vetëdorëzua në polici këtë të enjte, është marrë në pyetje nga policia.

Ai ka pranuar krimin, duke thënë se me Vilsonin ishte shok prej vitesh dhe se nuk donte që ta vriste.

“Të hënën shkova tek lokali ‘Artisti’ për ta takuar. Nuk kisha qëllim ta vrisja, por lëvizja gjithmonë me armë me vete. Kur e takova ai më shau nga nëna. U ndjeva shumë i ofendur, për shkak të marrëdhënies që kishim pasur. Unë e kam marrë në shtepi nuk duhet ta thoshte këtë gjë. U nervozova dhe e qëllova”, ka thënë Dishi.

Më tej shtoi se pas krimit është larguar dhe ka qëndruar në një hotel në Kavajë.

“Jam shumë i penduar për krimin e kryer”, ka thënë ai, teksa ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike. Lidhur me konfliktin që prishi miqësinë mes tyre, nuk ka pranuar që të japë më shumë detaje.

28-vjeçari Vilson Tafçiu u ekzekutua pranë një lokali, teksa ndodhej nën shoqërinë e dy vajzave.

Sakaq mësohet se në mars të vitit 2018, ai ishte arrestuar në Francë për trafik droge.

Pas qëndrimit për disa muaj në paraburgim, ai ishte deportuar dhe qysh prej nëntorit, ka jetuar në Belgjikë. I riu i cili njihej edhe si Vilson Noka, kishte ardhur në zonën ku ndodhi krimi pasi pak ditë më parë i kishte vdekur gjyshja. /a.y/noa.al