Transmetuar më 24-01-2020, 09:00

I ngrohtë apo i ftohtë?! Çaji është pija e cila konsumohet në çdo kohë të vitit dhe shumëllojshmëritë e tij varjojnë nga shija në shije.

Studimi më i ri, i botuar në Gazetën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese, përfshiu më shumë se 100 mijë të rritur në Kinë dhe zbuloi se ata që pinin çaj rregullisht kishin më pak të ngjarë të zhvillonin sëmundje kardiovaskulare aterosklerotike ose të vdisnin para kohe nga çdo shkak, krahasuar me të tjerët gjatë një periudhe shtatë-vjeçare.

-Çaji nuk lidhet vetëm me gjendjet gripale me të cilat ne e justifikojmë konsumimin e tij, sepse përveç se zvogëlon inflamacionin, ul presionin e gjakut dhe ka ndikim maksimal në zvogëlimin e stresit. Një person që konsumon të paktën një filxhan çaj çdo ditë, ka me pak risk të preket nga sëmundjet e trurit.

-Do të ndjeni menjëherë ndryshime në organizëm. Efekti i tij fillon tridhjetë minuta pasi e keni pirë. Trupi do të ndihet më i lehtë dhe mendja më e freskët. Mos lejoni që kafeina që merrni nga kafja e përditshme t’ju mbajë të varur. Konsumi i çajit do të jetë kënaqësi dhe qetësi më vete.

-Çaji i vakët jep ndjesinë e fryrjes dhe do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur, kështu që vakti që do të konsumoni pas pirjes së tij do të jetë në sasi më të paktë sesa zakonisht. Nëse dëshironi të humbni kilet e tepërta, mund ta teproni pak me çajin.

Çaji është aktor kryesor në tregimin e moshës. Disa gota çaji në ditë mbajnë rrudhat larg dhe ushqejnë në mënyrë efikase çdo qelizë të trupit tuaj.

Mund t’i përdorni gjethet e çajit si hidratues për lëkurën e thatë, kryesisht për fytyrën. Eliminon rrathët e zinj poshtë syve si dhe tonifikon lëkurën duke i dhënë shkëlqim dhe butësi. Masazhoni butësisht zonat delikate të fytyrës. Pasi ta keni aplikuar, lëreni për disa minuta dhe përdorni ujin e vakët për shpërlarje. Me pak fjalë çaji është një nga pijet që nuk njeh stinë, por njeh vetëm shije dhe shëndet të mirë.