Transmetuar më 24-01-2020, 00:02

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është shumë aktiv në rrjetet sociale.

Ai jep vazhdimisht mesazhe për ndjekësit e tij të shumtë, mbi çështjet politike, të brendshme dhe të jashtme në SHBA, duke qenë se është edhe udhëheqësi i shtetit më të fuqishëm në botë.

Prej kohësh është në një betejë të ashpër, pas akuzave nga kundërshtarët e tij politikë, madje edhe në një betejë edhe ligjore , Trump megjithatë vazhdon të ketë një përkrahje të madhe.

Ai ka bërë sot publike edhe një fans të veçantë të tij.

"Ky është një fans i vërtetë. Faleminderit", tha Trump në mesazhin e tij, krahas fotos që bëri publike.

/NOA.al