Transmetuar më 23-01-2020, 21:09

Këngëtarja Adelina Tahiri po e shijon më shumë se kurrë faktin që është bërë nënë. Djali që gëzon me Serjozha Markov, të cilin e kanë quajtur Jon, por rritet çdo ditë dhe i jep gëzim familjes.

Me anë të një fotografie ku shijojnë dëborën, Adelina bëri një shkrim tepër emocionues ku shprehu gjithçka ndjen nga djali i saj.

"Mama t’do pafund jetë! Çdo nënë e di dashurinë e fëmijës, nuk dua të ekzagjeroj, as nuk dua të aktroj as të dal nga vetja por një gjë dua të them, kurrë më e kompletuar, më e lumtur nuk jam ndjerë kur dëgjoj që dikush më do aq ciltër, pa interes më thërret Mama!

Nuk ka gjë që më përmbush më shumë se një puthje apo përqafim i tij, nuk ka gëzim më të madh kur dëgjoj një sukses të tij (fjalë, lidhje fjalë, si bëjnë kafshët) më rritet zemra!", shkroi këngëtarja duke theksuar se e do djalin më shumë se veten.

Në përfundim, tha se dëshironte ta ndante me ndjekësit dashurinë që ka për të birin./a.m/noa.al/