Transmetuar më 23-01-2020, 20:54

Policia italiane arrestoi një 32-vjeçar shqiptar, i cili kërkohej prej disa muajsh. Arrestimi u bë pas një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata e Tiranës përmes Interpolit.

I kërkuar ndërkombëtarisht që nga prilli i vitit 2019, 32-vjeçari u dënua në Shqipëri me katër vite burg.

Në vitin 2014, një roje sigurie ndërhyri për të shuar një mosmarrëveshje ku ishte përfshirë, por ai e goditi me kacavidë duke i shkaktuar gjakderdhje të rëndë.

Pas informatave se i kërkuari mund të ishte në qytetin e Rimini, policët nisën kërkimet e imtësishme.

Pas kontrolleve të detajuara, policët e panë duke dalë nga një ndërtesë në Rivazzurra me fytyrën e mbuluar me një shall, në mënyrë që të mos njihej. Pasi u ndalua, personi i kërkuar u dërgua në polici ku pritet të bëhet procedura për ekstradimin në Shqipëri./a.m/noa.al