Transmetuar më 23-01-2020, 19:33

Tayna është një ndër artistet më të mira në tregun muzikor, e cila korri sukses në një periudhë shumë të shkurtër.

Është tepër e pëlqyer nga fansat për projekte muzikore, por jo vetëm. Shpesh herë, imazhi i saj tepër i kuruar ka ngjallur dyshime se mund të ketë bërë ndërhyrje kirurgjikale, por jo.

Edhe një herë, Tayna vendosi të reagojë duke i mbyllur gojën të gjithëve.

“Jam e gjitha natyrale”, shkroi me shkronja kapitale në një postim në Instastory.

Pas kësaj, bëri një koment me humor duke thënë, “Oh dhe jam alergjike ndaj rrobave”, e këtu i referohej veshjeve ekstravagante ku ekspozon vazhdimisht linjat e mira trupore./a.m/noa.al/