Transmetuar më 23-01-2020, 18:51

Pas një ore, kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla doli nga Prokuroria ku dha sqarimin për videon ku dyshohet se po konsumon kokainë.

Pas daljes, Alla i shmangu mediat duke thënë një fjali të shkurtër: "E ka në dorë drejtësia. Nuk kam asnjë koment. Komentet i takojnë Prokurorisë."

Ndërsa avokati tij Petrit Ismaili e ka cilësuar videon një montazh dhe shtoi se kryebashkiakut nuk ka arsye për të dhënë dorëheqjen.

"Montazh, video nuk duket fare se kush është. Nuk ka arsye të japë dorë dorëheqjen", tha avokati.

Më parë, me anë të postimeve në Facebook, Alla mohoi akuzat dhe tha se do të paraqitet në prokurori për të akuzuar ish-deputetin Ervin Salianji dhe një televizion lokal për montazh./noa.al/