Transmetuar më 23-01-2020, 18:16

Pasditen e sotme, rreth orës 17:57 janë ndjerë lëkundje të lehta sizmike në qytetin e Korçës.

Magnituda ishte 3.3 e shkallës Rihter, ndërsa thellësia rreth 1 km.

Sipas EMSC, epiqendra e lëkundjeve ka qenë 12 km në verilindje të Ersekës.

Pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit kanë muaj që lëkunden nga tërmetet, ku më tragjiku ishte ai i 26 nëntorit 2019, në vendin tonë./noa.al/