Transmetuar më 23-01-2020, 17:22

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është paraqitur në Prokurori ku do të merret në pyetje për videon ku një person duket duke konsumuar kokainë në një lokal.

Pretendohet se burri është kryebashkiaku Alla, i cili reagoi publikisht duke thënë se ishin pamje të montuara nga PD dhe një televizion lokal.

Sot në orën 17:00, ai u paraqit në Prokurorinë Speciale Antikorrupsion, i shoqëruar nga avokati Petrit Ismaili.

SPAK njoftoi sot se ka nisur një hetim ndaj Allës. Pasi akuzoi PD për shantazh e montazh, kryebashkiaku i Bulqizës tha se ishte në dijeni për ekzistencën e videos rreth një vit më parë.

Ndër të tjera, tha se do padiste ish-deputetin Salianji për akuzat e shpifjes që lëshoi ndaj tij./a.m/noa.al