Transmetuar më 23-01-2020, 17:10

Prej disa ditësh, Kina po përballet me lajme të këqija për shkak të një virusi vdekjeprurës.

Njihet si Koronavirus dhe simptomat që jep janë vështirësi në frymëmarrje, temperatura dhe kollë. Deri tani, janë raportuar të paktën 17 të vrarë dhe janë infektuar më shumë se 500 persona.

Virusi doli nga qyteti Wuhan dhe dyshohet të jetë transmetuar nga kafshët. Mjekët po punojnë fort që të mos e përhapin virusin në vendet e tjera, ndonëse janë raportuar viktima edhe në Korenë e Jugut, Shtetet e Bashkuara e Tajlandë, Tajvan dhe Japoni. Thuhet se virusi po mbërrin në Britani dhe mund të përhapet me shpejtësi në Europë nëse nuk merren masa.

Sa e mbrojtur është Shqipëria?

Ende nuk kanë nisur kontrollet në aeroportin "Nënë Tereza" dhe  “Top Channel” raporton se shtetasit kinezë vijnë kryesisht me dy linja fluturimi nëpërmjet një tranziti në Turqi.

Në vendin tonë ka vizita të shumta nga njerëz në mbarë botën, përfshirë kinezë që interesohen për punë dhe turizëm, por ende nuk ka patur kontrolle të imtësishme për virusin vdekjeprurës./noa.al