Transmetuar më 23-01-2020, 16:55

Përveç Arilena Arës, thuhet se një tjetër shqiptare do të marrë pjesë në festivalin e Eurovision.

Flitet për Inis Nezirin, e cila mund të përfaqësojë shtetin e vogël të San Marinos.

Spekulimet lindën pas shkrimit të publikuar në faqen "Oikotime" në Instagram, ku thuhet se Inis është takuar me personat përgjegjës që erdhën në Tiranë për të folur për detajet.

Inis Neziri, pasi u kontaktua nga "Iconstyle" tha se nuk është konfirmuar asgjë, por nuk e përjashtoi mundësinë e përfaqësimit.

Artistja shtoi se përgjigjen do e japë pasi të dalë lajmi zyrtar se kush do të marrë pjesë në Eurovision.

Elvana Gjata humbi sërish mundësinë? Kjo është këngëtarja shqiptare që mund të shkojë në Eurovision