Transmetuar më 23-01-2020, 15:26

Nuk ka fund jehona për Michael Schumacher, ish-kampionin e Formula 1, i cili në vitin 2013, u aksidentua duke bërë ski dhe përfundoi në koma.

Britanikja ‘Mirror’, shkruan se hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur disa fotografi makabre të pilotit në gjendjen e tij aktuale, mbi gjashtë vite pas aksidentit.

Hajdutët kanë tentuar që ti shesin për një vlerë prej 1 milion sterlinash.

Michael Schumacher, u aksidentua në 19 dhjetor 2013, duke bërë ski në alpet franceze, ku pasi përplasi kokën në shkëmb, përfundoi në koma.

Pas një viti ai u përmend, por pavarësisht dërgimit në qendër rehabilitimi, sërish gjendja e tij paraqitet e rëndë dhe aktualisht ai po kurohet në shtëpinë e tij në një dhomë të përtshtatur me kushte spitalore.

Bashkëshortja Corinna dhe menaxheri i tij, kanë insistuar gjithmonë në faktin se gjendja shëndetësore e kampionit është një çështje private.

Së fundmi duke folur për mediat, Corinna tha se, “Gjërat e mëdha nisin me hapa të vogla”.

Por pak ditë më parë, disa persona kanë hyrë në banesën e tyre dhe kanë marrë disa fotografi, ku shihet gjendja makabre e kampionit në ditën e sotme dhe kanë tentuar që ti shesin. Lidhur me këtë ngjarje kanë nisur hetimet. /a.y/noa.al