Transmetuar më 23-01-2020, 15:15

Dy fëmijë kanë vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur kur autobusi i shkollës doli nga rruga plot me akull dhe përfundoi në kanal.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjermani, pranë qyetit Berka.

Autoritetet lokale konfirmuan se incidenti i ndodhur të enjten plagosi edhe shoferin e autobusit.

Duke cituar policinë lokale, gazeta gjermane ‘Bild’ raportoi se autobusi po transportonte më shumë se 20 fëmijë në shkollën fillore kur ndodhi aksidenti.

Thuhet se aksidenti u shkaktua nga mjegulla e fortë dhe rruga me akull.

Në një deklaratë në Twitter, presidenti i shtetit të Tyringianit, Bodo Ramelow tha se ai ishte ‘i dëshpëruar’ nga lajmet./a.m/noa.al