Transmetuar më 23-01-2020, 12:30

Ishte në pritje të porosisë së kafesë, kur drejt tij u qëllua me armë zjarri pistoletë me dy të shtëna. Në galeri noa.al ju sjell pamjet nga vendngjarja.

Është kjo mënyra në të cilën u bë atentat ndaj një shqiptari 32-vjeçar rezident në Acerra, Itali, i cili gjithashtu ka edhe pasaportë angleze.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, në zonën e Acerra, të Napoletano, brenda lokalit ‘Terminal’.

Shqiptari i plagosur u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e kryera, rezulton se 32-vjeçari nuk ka precedentë penalë dhe nuk dihen ende motivet e atentatit.

Të shtënat krijuan panik mes klientëve, të cilët u larguan me shpejtësi. Plumbat e kapën në të pasme shënjestrën, por fatmirësisht pa i shkaktuar dëmtime serioze. /a.y/noa.al