Transmetuar më 23-01-2020, 09:30

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Itali në një vizitë zyrtare, ku pritet të takohet me homologun Giuseppe Conte.

Por para takimit me homologun italian, ai është takuar me ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio.

Duke publikuar video nga takimi, Rama shkruan se takimi është zhvilluar me qëllim organizimin e Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Di Maio pyeti se si po ecën puna për rindërtmin, ku Rama tha se “Për disa ditë do të kemi raportin e dëmeve nga tërmeti por finalisht fatura përllogaritet të jetë rreth 1 miliard dollarë”.

Nga ana e tij ministri italian u përgjigj, “1 miliardë? Kam besim se në Konferencën e Donatorëve do të gjendet një zgjidhje”.

Kreu i qeverisë shqiptare, shoqërohet në këtë vizitë nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Ndërkohë rreth orës 10.30 ai do të ketë një takim me Kryeministrin Giuseppe Conte. /a.y/noa.al