Transmetuar më 23-01-2020, 08:52

Hygerta Sako është një prej vajzave më simpatike që ka nxjerrë qyteti bregdetar i Durrësit dhe jo më kot u zgjodh Miss Albania.

Teksa “Nata e Durrësit”, ka qenë tema e kësa të mërkurë në emisioni “Soiree” me Jonida Shehun në ku ishin mbledhur disa nga personazhet publikë që janë pikërisht nga ky qytet, ish-Missi ka ndarë mendimin e saj për vendlindjen.

Hygerta Sako është shprehur e prerë që tashmë e ka braktisur qytetin e saj të lindjes dhe nuk ka më dëshirë që të shkoj atje, duke ju referuar ndryshimeve dhe transformimeve që i kanë ndodhur Durrësit.

“Unë e kam braktisur, unë kam shkuar në ekstrem. Nuk më hy në sy. Unë nuk shkoj në Durrës,

sepse nuk gjej më asgjë nga ajo çfarë kam përjetuar dhe unë kam përjetuar fëmijëri shumë të bukur”, është shprehur Hygerta Sako.