Transmetuar më 23-01-2020, 08:38

Organizata ndërkombëtare Transparency International publikom Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, ku Shqipërinë e rendit në vendin e 106 me 35 pikë.

Me këtë renditje Shqipëria humb shtatë vende në raport me vitin e kaluar. Në vitin 2018 vendi ynë renditej në vendin e 99-të, ndërsa sipas raportit të vitit 2019, Shqipëria renditet në vendin e 106 nga 180 shtete të përfshira në matjen e shkallës së korrupsionit në botë.

Po ashtu edhe Kosova e cila ka humbur 8 vende nga viti 2018, por ndryshe nga renditja e mëparshme, sipas Transparency International Kosova për 2019-ën, ishte më mirë se Shqipëria duke u renditur në vendin 101.

Raporti që përfshinë 180 vende të botës përdorë një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar.

Së bashku me Shqipërinë në vendin e 106 renditet edhe Maqedonia e Veriut, Alergjia, Egjipti dhe Brazili.

Dy vendet që paraqiten në pozita të mira në rajonin tonë është Mali i Zi dhe Kroacia, përkatësisht në vendin e 66 dhe 63. Ndërsa Serbia ka rënë nga vendi 87 në atë 1.

Në rang global, raporti tregon se katër vende të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, kanë treguar performancë më të keqe në luftën kundër korrupsionit, krahasuar me vitin e kaluar – në mesin e tyre: Kanadaja, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Gjermania dhe Japonia nuk kanë treguar asnjë përmirësim, ndërsa vetëm Italia ka marrë një pikë më shumë.

Rezultatin më të mirë në luftën kundër korrupsionit sivjet e kanë treguar: Danimarka, Zelanda e Re dhe Finlanda, ndërsa në fund të listës janë: Somalia, Sudani Jugor dhe Siria.