Stuhia Gloria shkakton 7 të vdekur në Spanjë, në alarm një shtet tjetër
Transmetuar më 23-01-2020, 08:28

Së paku shtatë persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur nga kalimi i stuhisë Gloria në Spanjë.

Ndërkohë alarmi ka kaluar në jug të Francës, ku priten përmbytje të mëdha gjatë kësaj të enjte.

Viktima e fundit në Spanjë është një burrë i cili ra në det në portin e Palamos, ndërsa dy të tjerë gjetën vdekjen në Andalusia.

Një i moshuar 77-vjeçar, humbi jetën si pasojë e shembjes së një sere, ndërsa një i pastrehë humbi jetën prej të ftohtit. Sakaq një kufomë u gjet në një zonë të përmbytur në Alicante.

Në të njëjtin vend një burrë u deklarua i zhdukur pasi makina e tij u mor përpara nga rrjedha e ujit. Sakaq edhe tre persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Stuhia shkaktoi shira të rrëmbyer, erë me shpejtësi deri në 100 km/h dhe dallgë deri në dhjetë metra të larta. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...