Transmetuar më 22-01-2020, 23:58

Disa aktivistë, të rinj, po shpëndajnë thirrje në rrjetet sociale, për ndëshkimin e tradhëtisë, duke lënë të kuptohet se ajo është pjesë e politikës.

Ata besojnë se janë të tradhëtuar nga klasa politika, por pa përmendur emra.

Me një foto ku shfaqen dy figurat legjendare të kombit tonë, Ismail Qemali dhe Isa Boletini, të rinjtë i janë rikthyer idealit të tyre, të një shekulli më parë, duke besuar se sot politika i ka tradhëtuar.

"Pa u vrarë tradhëtia nuk do të bashkohet Shqipëria", ka qenë mesazhi i përcjellë dhe që po shpërndahet në rrjetet sociale.

Në fakt, ka një zhgënjim të madh, sidomos nga të rinjtë për klasën politike mbarëshqiptare, në vendin tonë dhe Kosovë.

/NOA.al